Presidenti i Amerikës, Joe Biden është shprehur se rritja e çmimeve të benzinës në të gjithë SHBA është çmimi që duhet paguar për luftën në Ukrainë.
Në një intervistë për Associated Press, Joe Biden tha se ai e kishte bërë të qartë që në fillim se konflikti do të kishte një kosto financiare, ashtu sikurse edhe humanitare.
“Opsioni për të mos bërë asgjë ishte më i keq”, u shpreh ai.
I pyetur nëse kishte menduar për rreziqet politike për të nga rritja e çmimeve të gazit, zoti Biden u përgjigj: “Unë jam presidenti i Shteteve të Bashkuara. Nuk ka të bëjë me mbijetesën time politike. Ka të bëjë me atë që është më e mira për vendin.
Ndryshe, sanksionet e ashpra të vendosura ndaj Rusisë si rezultat i luftës, kanë bërë që çmimet e benzinës të rriten në SHBA dhe në mbarë botën, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.Biden u bëri thirrje kompanive të naftës që të mendojnë për nevojat globale afatshkurtra dhe të rrisin prodhimin.