Vladimir Putin personalisht u dha leje forcave të tij pushtuese për t’u përfshirë në plaçkitje në Ukrainë.
Ukrinform shkruan se kjo është mësuar me anë të përgjimit të telefonatës së fundit, të publikuar nga shërbimi i sigurisë SBU.
“Domethënë, me pak fjalë, nuk dënohet me ligj që ne plaçkitim këtu. Kjo lejohet. Putini e lejoi. Ai nxori një dekret që thoshte se plaçkitja lejohej…”, dëgjohet një ushtar rus duke i thënë gruas së tij përmes telefonit.
Ushtrai flet edhe për eprorin e tij,i cili siç duket ka plaçkitur televizorë, lavatriçe e objekte të tjera shtëpiake në Ukrainë.
Më herët, komandanti i Brigadës së 92-të të Mekanizuar të Veçantë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Pavlo Fedosenko, kishte thënë në një intervistë për Ukrinform se prona e grabitur është më e rëndësishme për pushtuesit sesa bashkëluftëtarët e tyre të plagosur.abcnews.al