Ka nisur mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, asaj shqiptare e kosovare, ku priten të nënshkruhen disa marrëveshje.
Në fjalën e hapjes Kryeministri Albin Kurti, tha se “Gjithnjë jemi një, tani duke kaluar nga një mbledhje në tjetër, duket ta kthejmë optimizmin në entuziazëm.
Kjo mbledhje vjen 6 muaj pas mbledhjes së kaluar, ku u nënshkruan 13 marrëveshje. Jam i kënaqur të njoftoj se janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, veç njërës që pritet të hyjë në zbatim shumë shpejt.
Marrëveshjet që do nënshkruhen sot kanë për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve.