Në mbledhjen e tetë të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, e cila po mbahet në Prishtinë do të firmosen 19 marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshjet mes dy qeverisë synojnë të forcojnë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të lehtësojnë jetën e qytetarëve në fusha të ndryshme të jetës.
Të gjitha marrëveshjet
- Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Pranimin e Studentëve në Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
- Protokolli Teknik i Pikës kufitare Vërmicë – Morinë.
- Protokolli Teknik i Trafikut Lokal Kufitar.
- Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e Gjendjes Civile.
- Propozim për ngritjen e Grupeve të përbashkëta të Punës për Studim, Vlerësim dhe Hartim të Projekt-Marrëveshjes për Bashkimin Doganor.
- Marrëveshje Administrative për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
- Memorandum Bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.
- Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës për Bashkëpunim mbi Zhvillimin e Terminalit LNG të Vlorës.
- Marrëveshje për studimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri – Kosovë.
- Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për Bashkëfinancimin e Studimit të Fizibilitetit për Ndërtimin e Linjës Hekurudhore Durrës – Prishtinë.
- Marrëveshje Bashkëpunimi për Shkëmbim Përvojash në Proceset Teknike Ndërmjet: Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), të Republikës së Shqipërisë.
- Marrëveshje Bashkëpunimi në Fushën e Zbatimit të Programeve të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Ndërmjet: Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë.
- Marrëveshje për Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetësisë për Shërbimin e Ndërsjellët Ndërkufitar Ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
- Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Kosovës për Produktet Medicinale, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
- Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës për Krijimin e një Platforme të Përbashkët Digjitale të Informacionit dhe Promovimit Turistik.
- Marrëveshje Ndërmjet Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë.
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në fushën e Kërkim-Shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.
- Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë.
- Marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit madhor albanologjik “Enciklopedia Shqiptare”