“Regjimi i Lukashenkos vazhdon të lejojë Rusinë të përdorë territorin dhe hapësirën ajrore të Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën dhe për të vrarë civilë”.
Ky ishte reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, cili nënvizon se SHBA-ja dënon këto akte të Minskut që lejon Rusinë të kryejë mizori në Ukrainë.
Bjellorusia është një ndër vendet e vetme fqinje që mbështet Rusinë në ofensivën e saj në Ukrainë. Në ditën e nisjes së sulmit më 24 shkurt, një pjesë e mirë e trupave ruse hynë pikërisht nga territori bjellorus.