Shtetet e Bashkuara nuk e kanë parë Kinën të shmangë sanksionet ose t’i ofrojë pajisje ushtarake Rusisë, tha një zyrtar i lartë amerikan, duke shtuar se masat e marra në fillim të javës kishin në shënjestër disa kompani kineze, jo qeverinë.
Departamenti i Tregtisë shtoi pesë kompani në Kinë në një listë të zezë tregtare të martën me pretendimin për mbështetjen e bazës industriale ushtarake dhe të mbrojtjes ruse, ndërsa Moska kryen luftën e saj në Ukrainë.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për pasoja, duke përfshirë sanksionet, nëse Kina ofron mbështetje materiale për përpjekjet e Rusisë për luftë, por vazhdimisht kanë thënë se nuk kanë zbuluar ende mbështetjen e hapur ushtarake dhe ekonomike kineze të Moskës.
“Kina nuk po ofron mbështetje materiale. Ky është një veprim normal i zbatimit të biznesit kundër subjekteve që kanë qenë të të lidhura me Rusinë”, i tha Reuters një zyrtar i lartë i administratës Biden, duke iu referuar listës së zezë të Tregtisë. /abcnews.al