Policia në Danimarkë e ka mbajtur një konferencë të re për shtyp, të hënën në lidhje me të shtënat në Field’s, ku ka pasur edhe viktima e sulmuesi besohet të ketë probleme psiqike.
Søren Thomassen, kryeinspektori i policisë në Policinë e Kopenhagës, ka thënë se asgjë nuk tregon për një motiv terrorist.
I arrestuari, 22 vjeçar me sa duket ka vepruar i vetëm, raporton jyllands-posten, transmeton Epxress.
Policia beson se këto janë viktima të rastësishme pa dallim race apo gjinie.
22-vjeçari i arrestuar për rastin ishte i njohur paraprakisht në psikiatri dhe i njohur edhe për policinë.
I arrestuari kishte një pushkë dhe një thikë.
Janë 3 të vrarë nga ky sulm dhe 4 të plagosur rëndë, pasi danezi 22 vjeçar pëdori armë zjarri.
“Viktimat janë një 17-vjeçar danez, në vajzë daneze 17-vjeçare një 47-vjeçar me nënshtetësi ruse me banim në Danimarkë.
E të lënduarit janë duke u trajtuar në spital dhe po luftojnë me jetën.