Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk ka treguar specifikisht nëse ShBA-ja do të jetë garantues i sigurisë për Ukrainën ashtu siç ka kërkuar pala ukrainase në bisedimet e paqes me Rusinë.
Në një konferencë shtypi, zyrtari për media është pyetur nëse ShBA-ja do ta marrë përsipër të jetë shtet garantues për sigurinë e Ukrainës por që i njëjti ka deklaruar se s’ka asgjë specifike sa i përket garancisë së sigurisë për Ukrainën.
“Pra, ne jemi në diskutime të vazhdueshme me ukrainasit për mënyrat se si mund të ndihmojmë që ata të jenë sovranë dhe të sigurt. Por nuk ka asgjë specifike për një garanci sigurie me të cilën mund të flas në këtë moment”, ka deklaruar ai para gazetarëve.
Gjatë së martës në negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll, pala ukrainase ka propozuar që të ketë garantues të sigurisë së saj në rast të ndonjë sulmi në të ardhmen nga Rusia, raporton Gazeta Express.
ShBA-ja, Britania, Franca, Turqia, Gjermania, Italia dhe disa shtete të tjera janë përmendur si shtete garantuese nga ukrainasit.