Presidenti amerikan Joe Biden, pritet që javën që vjen të udhëtojë në Bruksel, për të zhvilluar bisedime me liderët e vendeve të tjera anëtare të NATO-s mbi luftën në Ukrainë.
Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë Biden po planifikon të takohet me qeveritë e NATO-s në Bruksel më 23 mars, por planet e Shtëpisë së Bardhë ende nuk janë finalizuar, pasi në varësi të situatës së luftës mund të ndryshojnë.
Sakaq forcat ruse vazhdojnë të përshkallëzojnë sulmet e tyre në Ukrainë.