Ambasadori i Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong ka vlerësuar unitetin dhe rezistencën e vendit, ndërsa është shprehur se Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën.
Xianrong ka theksuar se vendi do ta mbështesë ekonomikisht dhe politikisht Ukrainën. Ambasadori i Kinës ka zhvilluar një takim me administratën ushtarake rajonale të Lviv.
“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën, ne do ta ndihmojë ekonomikisht. Në situatën aktuale që ndodhet vendi do të veprojmë me përgjegjësi, ne e kemi parë sa i madh është uniteti i popullit të Ukrainës”, tha ai, duke shtuar: Kina është vend miqësor për popullin ukrainas, si ambasador mund të them me përgjegjësi se Kina do të jetë një forcë e mirë për Ukrainën”.BalkanWeb