Finalja Inter-Juve nuk kaloi pa polemika, në fakt kishte jo pak por tre momente shumë të kontestueshme, penalltia e fituar nga Lautaro Martinez, mungesa e një kartoni të dytë të verdhë për Brozoviq dhe një pretendim për penallti nga ana e Juventus pas një kontakti ndërmjet De Vrij dhe Vlahoviq.
Sipas ekspertit të gjykimit, ish arbitrit Cesari, mungesa e kartonit të kuq për Brozoviq rëndon më shumë.
Pavarësisht analizave dhe komenteve, rrjeti ka vënë në shënjestër gjyqtarin Valeri, gjithashtu edhe Inter, për faktin që edhe në këtë sfidë arriti të fitojë 2 penallti. Objekt i memeve ishte edhe De Ligt, protagonist edhe këtë herë duke shkaktuar penallti.