Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, në opinionin e dhënë për “New York Times” konfirmoi se administrata e tij do t’i dërgojë Ukrainës një numër të vogël të sistemeve raketore me teknologji të avancuar.
Lideri amerikan, në këtë opinion, gjithashtu tha se e di se shumë njerëz në botë janë të shqetësuar për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.
“Ne aktualisht nuk shohim asnjë indikacion që Rusia ka qëllim të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, megjithëse retorika e herëpashershme e Rusisë për armët bërthamore është në vetvete e rrezikshme dhe jashtëzakonisht e papërgjegjshme”.
“Më lejoni të jem i qartë: çdo përdorim i armëve bërthamore në këtë konflikt në secilën shkallë do të ishte plotësisht i papranueshëm për ne, si dhe për pjesën tjetër të botës dhe do të sillte pasoja të rënda”, tha Biden, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia ka 5,977 armë bërthamore në total që është inventari më i madh në botë, krahasuar me ShBA-në që ka 5,428, derisa Franca ka 290 dhe Britania e Madhe 225.