Britania po shqyrton mundësinë e dërgimit të armëve të blinduara në Ukrainë.
Ministria britanike ka njoftuar se do të dërgohen automjete të patrullave Mastif ose Jackal.
Gjithashtu mediat e huaja bëjnë me dije se trupat britanike do të vendosen në një vend fqinj të Ukrainës për të kryer edhe stërvitje.
Vendimi për të dërguar armë në Ukrainë, si raketa antitank dhe anti-ajrore, vjen si mbështetje ndaj Ukrainës kundër pushtimit rus.