Kur bëhet fjalë për djathin, njerëzit shpesh thonë se e pëlqejnë aq shumë sa nuk mund të mos rrinë pa e konsumuar.
Megjithatë, disa shqetësohen se mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës ose shtim të padëshiruar në peshë.
Në këtë artikull, AgroWeb.org do t’ju japë të gjithë informacionin që ju nevojitet rreth përfitimeve dhe rreziqeve rreth shëndetit.
Përfitimet shëndetësore
Ka shumë mundësi zgjedhjeje kur bëhet fjalë për djathin dhe shumë mënyra se si shëndeti juaj të përfitojë prej tij.
Djathi është një burim i mirë i lëndësh ushqyese
Ai është një burim i mirë i kalciumit, yndyrnave dhe proteinave.
Gjithashtu përmban sasi të larta të vitaminave A dhe B12, së bashku me zink, fosfor dhe riboflavinë.
Mund të mbrojë dhëmbët nga kavitetet
Sipas disa studimeve ku AgroWeb.org mbështetet, djathi dhe produktet e qumështit në përgjithësi, mund të mbrojnë dhëmbët nga dëmtimi.
Është një burim i acidit linoleik të konjuguar
Djathërat me yndyrë të lartë, përmbajnë sasi të vogla të acidit linoleik të konjuguar.
Një yndyrë e shëndetshme që mund të ndihmojë në parandalimin e obezitetit, sëmundjeve të zemrës dhe të zvogëlojë inflamacionin.
Mund të jetë i mirë për zemrën
Sipas hulumtimeve, produktet e femrentuara të qumështit si kosi dhe djathi, kanë një efekt pozitiv në shëndetin kardiovaskular. Ato sigurojnë lëndë ushqyese dhe kanë veti anti-inflamatore.
Rreziqet për shëndetin
Djathi mund të ketë efekte të padëshiruara nëse është i kontaminuar, ose nëse keni probleme të caktuara shëndetësore.
Ndotja nga listeria
Djathi ndonjëherë mund të kontaminoht me listeri, veçanërisht nëse është bërë me qumësht të papasterizuar. Kështu ai mund të kthehet në një burim infeksioni.
Ekspertët e shëndetit këshillojnë shmangien e konsumit, nëse në etiketë thuhet qartë se produkti është bërë me qumësht të pasterizuar.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për:
gratë shtatzëna
foshnjat dhe fëmijët
të moshuarit
njerëzit me mangësi imune
Është i lartë në kalori
Djathi është një ushqim i dendur me kalori. Në varësi të shumëllojshmërisë së djathit që hani, ju merrni rreth 100 kalori për 30g.
I lartë në yndyrna të ngopura
Disa ekspertë, edhe pse jo të gjithë, këshillojnë të kufizoni marrjen e yndyrave të ngopura, të dëmshme për organizmin.
I lartë në kripë
Djathërat përmbajnë sasi të larta natriumi, i cili mund të jetë një problem për njerëzit me presion të lartë të gjakut.
I ulët në fibra
Djathi nuk përmban fibra dhe nëse e konsumoni së tepërmi mund të shkaktojë kapsllëk.
Mund të shkaktojë alergji dhe intolerancë
Disa njerëz shmangin djathin për shkak të kushteve të tilla si intoleranca ndaj laktozës ose alergjia ndaj qumështit.