“Lufta për të marrë Mariupol bëhet edhe më e ashpër dhe situata është në një fazë kritike”, kështu shkruan CNN, ndërsa sjell një pasqyrim të situatës së deritanishme.
Ukraina tha se dy njësitë e saj të mbetura në qytetin jugor të Mariupol kanë arritur të forcojnë rezistencën e tyre kundër forcave ruse.
Ndërkohë Moska ka bërë me dije porti detar tregtar i Mariupol është kapur.
Por çfarë dihet deri tani për qytetin port të Ukrainës.
Mbrojtësit bashkojnë forcat: Komandantët e dy njësive ukrainase që mbrojnë Mariupolin lëshuan një deklaratë video duke thënë se kishin mundur të bashkonin forcat. Denys Prokopenko, komandanti i Regjimentit Azov, tha se njësia e tij ishte lidhur me trupat e Brigadës së 36-të të Marinës. Serhii Volyna, komandanti i Brigadës Detare tha: “Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të përfunduar me sukses misionin tonë luftarak”.
Lëvizje “e rrezikshme”: Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych kishte thënë më herët se bashkimi ishte një “manovër e rrezikshme”.
Të rrethuar: Të dyja njësitë janë përfshirë në një përpjekje të fundit për t’i rezistuar një ofensive ruse kundër qytetit që ka zgjatur më shumë se një muaj.
Vendet kryesore: Mbrojtësit ukrainas kanë luftuar për të mbajtur pjesë të portit dhe Azovstal, një fabrikë gjigante çeliku që shtrihet në periferi lindore të Mariupolit.
Momenti vendimtar: Analiza e pavarur e situatës në Mariupol të dielën nga Instituti për Studimin e Luftës tha se mbrojtja e qytetit kishte arritur në një fazë kritike. Bashkimi i forcave ukrainase erdhi pasi “forcat ruse ndanë Mariupolin në dy pjesë nga qendra e qytetit në bregdet më 10 prill, duke izoluar mbrojtësit e mbetur ukrainas në dy lokacione kryesore: portin kryesor të Mariupolit në jugperëndim dhe fabrikën e çelikut Azovstal në lindje ”, thuhet në analizë.
Rusia pretendon përparime: Në një deklaratë të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov tha se porti detar tregtar i Mariupolit ishte kapur.
Ushtria ruse ka pohuar vazhdimisht se ka marrë pozicione strategjike në qytet, por gjithashtu është përballur me rezistencë të ashpër nga forcat ukrainase.
-Beteja propagandistike: Rusia ka fokusuar një përpjekje intensive propagandistike rreth betejës për Mariupolin. Televizioni shtetëror rus transmetoi të mërkurën pamje që dyshohet se tregonin marinsat ukrainas duke u dorëzuar para forcave ruse në qytet.
Banorët nuk mund të dalin jashtë: Rreth 180,000 civilë mbeten të bllokuar brenda dhe përreth qytetit mes shkatërrimeve të përhapura dhe bombardimeve të pamëshirshme, tha të mërkurën kryebashkiaku Vadym Boychenko.
Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës ka thënë se “dhjetëra mijëra” kanë vdekur në Mariupol , një shifër që nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.BalkanWeb