Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të luftojë deri në fund që në tokën e tyre të mos mbetet asnjë “përbindësh”.
“Ne duruam shumë herë më shumë nga sa mendonte armiku. Ata thanë: tri deri pesë ditë. Menduan se kjo do të mjaftonte për të pushtuar të gjithë shtetin tonë, por tashmë kanë kaluar 36 ditë. Dhe ne po qëndrojmë. Dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Deri në fund… Që në tokën tonë të mos ketë mbetur asnjë përbindësh”, theksoi kreu i shtetit ukrainas.
Ai theksoi se kur je në tokën tënde, gjithçka të ndihmon për të luftuar, toka, lumenjtë dhe njerëzit, përfshirë ata që nuk i prisnit.
Kujtojmë se më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e një pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës.
Trupat ruse po granatojnë dhe shkatërrojnë infrastrukturën, duke kryer granatime masive të zonave të banuara të qyteteve si dhe fshatrave të Ukrainës – duke përdorur artileri, granata dhe raketa balistike.