• Rreth nesh
  • Impresum
  • Kontakti
Kosova Channel
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Trending Tags

    • Pandemic
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ballina Botë

Do t’i sjellë embargo e naftës më shumë miliarda Putinit?

në Botë, Lajme
Reading Time: 4 mins read
Do t’i sjellë embargo e naftës më shumë miliarda Putinit?
0
SHPËRNDARJE
4
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Debat për pasojat e embargos së naftës në BE: BE planifikon paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, me një embargo të naftës deri në fund të vitit, por ekonomistët shprehin dyshime për efektin e saj.

Pas debatesh të zgjatura, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e paraqiti propozimin për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës në Parlamentin Europian të mërkurën. E re është lista e oficerëve dhe personave që në Butça “kanë kryer krime lufte” dhe ata që janë përgjegjës për pushtimin çnjerëzor të Mariupolit. Sberbank si edhe dy banka të tjera do të përjashtohen nga sistemi i pagesave Swift e me këtë çkyçet sektori financiar rus nga sistemi global. Mbetet vetëm Gazprom-Bank, përmes së cilës kryhen pagesat për energjinë. Tre televizione shtetërore ruse janë në listën e sanksioneve.

Po thelbi i kësaj pakete është bojkoti me faza i importeve ruse të naftës. Bëhet fjalë për një ndalim të plotë të importeve të naftës ruse, qoftë kjo përmes rrugës detare apo tubacioneve, sipas propozimit të Komisionit Europian. Nafta do duhet të bllokohet brenda 6 muajsh, produktet e rafinerisë deri në fund të vitit.

Ujdi e përgjithshme megjithëse ka ende probleme

Në një kohë që Gjermania ishte një frenuese fillimisht e bojkoteve energjitike, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck sinjalizoi në fillim të javës kthesën në Berlin dhe e quan të mundur embargon e naftës megjithë disa vështirësi. Kundërshtime erdhën nga Hungaria, Sllovakia dhe Austria, të treja këto vende janë të varura plotësisht ose në masë të madhe nga importet e naftës ruse. Për Budapestin dhe Bratislavën për këtë arsye do të ketë përjashtime. Qeveria në Budapest reagoi pas propozimit të BE duke thënë, se nuk shikohet në propozim një plan, se si garantohet siguria energjitike e Rusisë. Më parë Viktor Orban, i afërt me presidentin rus, kishte thënë, se ai nuk e ka fjalën për ta kundërshtuar politikisht bojkotin.

Partitë politike në Parlamentin Europian e përshëndetën bojkotin e paralajmëruar. Jens Geier nga socialdemokratët u shpreh se shkëputja me disa faza nga nafta ruse i jep kohë ekonomisë të gjejë alternativa dhe zbut pasojat sociale. Qeveritë duhet të kenë kujdes nga efektet anësore “si rritja e çmimeve dhe dëmet në sektorët kritikë të ekonomisë”. Sergey Lagodinksy eurodeputet i Të Gjelbërve u shpreh, se bojkoti i naftës do ta godasë ndjeshëm Rusinë dhe tregon, se BE e ka seriozisht. Por një embargo e tillë e energjisë duhet të zbusë efektet sociale të rritjes së çmimeve. Megjithatë Europa mundet dhe duhet të paguajë çmimin, sepse bëhet fjalë për kredibilitetin e saj përballë Putinit. Beata Szidlo, eurodeputete e partisë qeverisëse në Poloni, PiS kritikoi vonesën e kësaj pakete dhe kërkoi që vendime të tilla të zbatohen plotësisht nga të gjithë.

Ekspertët kanë dyshime

Por a e godet embargoja me disa faza ekonominë e luftës së Putinit, ashtu siç e parashikojnë europianët? Instituti i Ekonomisë së Energjisë, “Rystad Energy” vlerëson, se megjithë rëniet e pritshme të prodhimit të naftës ruse në këtë vit, të ardhurat e Rusisë do të rriten për shkak të rritjes së çmimeve të naftës në 180 miliardë dollarë. Kjo është gati gjysma më shumë se në vitin e kaluar e megjithëse prodhimi që nga fillimi i luftës ka rënë me 1,6 miliardë fuçi. “Në këtë fazë të parë të sanksioneve dhe embargos, Rusia do të ketë përfitimin nga rritja e çmimit të viteve të kaluara”, vlerëson analistja e ekonomisë, Daria Melnik. Por në plan afatmesëm prodhimi dhe të ardhurat e Moskës do të bien, sepse riorientimi për blerës në tregjet e Azisë  do të kërkojë kohë dhe investime masive infrastrukturore. Sipas ekspertëve vetëm nga mesi i vitit të ardhshëm, prodhimi i naftës në Rusi do të rehabilitohet.

“Financial Times” shkruan, se do të jetë i vështirë zbatimi i embargos së naftës, “pa i rritur shumë çmimet në tregjet botërore, që mund të çojnë në rënie të fortë të ekonomisë botërore”. Nuk ka shumë naftë në dispozicion në tregun botëror dhe nuk është e sigurtë nëse OPEC dhe prodhuesit e mëdhenj si Arabia Saudite janë të gatshëm të zëvendësojnë naftën ruse. Thjesht njoftimi që erdhi nga BE për embargon e rriti çmimin me 3%.

Doganat më efektive

Edhe ekspertë të Institutit të Brukselit, Bruegel kanë dyshime në efektin e embargos së naftës. Guntram Wolff dhe Simone Tagliapietra kujtojnë, se rritja e pritshme e çmimeve  madje mund ta mbikompensojë uljen e eksporteve të naftës. Këtë efekt afatshkurtër Moska mund ta përdorë për qytetarët e saj, sepse buxheti shtetëror financohet gati në gjysmën e tij nga eksportet e energjisë. Vetëm një embargo e energjisë e plotë dhe e menjëhershme do të kishte efekt të fortë, thuhet nga ekonomistët, sepse shkëpuja me disa faza nga nafta ruse, i jep kohë Rusisë të riorentojë eksportet e saj. Gjobat në dogana madje do të ishin më me efekt, “sepse ato mund të përshtaten sipas zhvillimit politik”, dhe ato mund të përdoren për rindërtimin e Ukrainës thuhet nga ekspertët. Edhe Greenpeace shpehet, se shkëputja e ngadalshme nga nafta i jep shumë kohë Rusisë për alternativa.

Etiketa: BEEMBARGOrusia
ShpërndajTweetPin
Lajmi paraprak

Krimet në Bucha, Prokuroja e Ukrainës: Kemi identifikuar 10 ushtarë të përfshirë në mizoritë e kryera në këtë qytet

Lajmi tjeter

Pse është kaq i rëndësishëm 9 Maji për Rusinë dhe domethënia e këtij viti

Kosova Channel

Të ngjajshmeLajme

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
Botë

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

7 Korrik, 2022
Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
Botë

Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

7 Korrik, 2022
Lajçak vjen sot në Kosovë, Stano tregon arsyen
Lajme

Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

7 Korrik, 2022
Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së
Botë

Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

7 Korrik, 2022
‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati
Botë

‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

7 Korrik, 2022

Premium Content

Barrierat tregtare nga Serbia të vazhdueshme – Hajdari: Duhet të përgatitemi për reciprocitet

Barrierat tregtare nga Serbia të vazhdueshme – Hajdari: Duhet të përgatitemi për reciprocitet

22 Nëntor, 2021
Lucas Digne transferohet tek Aston Villa

Lucas Digne transferohet tek Aston Villa

12 Janar, 2022
Ministrat e BE-së diskutojnë sanksione të reja ndaj Rusisë

Ministrat e BE-së diskutojnë sanksione të reja ndaj Rusisë

21 Mars, 2022

Browse by Category

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Browse by Tags

Albin Kurti BE Biden blinken Borrell borë Covid-19 dialogu diell Edi Rama energjia Escobar evropa Gjermania IHK Joe biden kina Kosova Kosovë Lavrov lufta MACRON Mali i Zi moti NATO Olaf Scholz pandemia Policia Premium Putin Putini Rusi rusia sanksione Serbia SHBA shi Shqipëri SHQIPëRIA Stay Home Ukraina United Stated Vjosa Osmani Vladimir Putin Zelensky
Kosova Channel

Kosova Channel është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2020, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Harta e faqes

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Të fundit

  • SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
  • Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
  • Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara