“Zhvilluam një ndeshje të mirë, një paraqitje të mirë, krijuam shumë dhe po shumë herë goditëm portën”. Me këto fjalë e nis konferencën për shtyp trajneri i Juves, Max Allegri duke shtuar:
“Ishte një Juve e bukur, por tani mund të themi se jemi përfundimisht jashtë gare për titull. Inter është favorit për titull pasi edhe kalendari e favorizon më shumë në raport me Milan dhe Napoli. Pas kësaj ndeshje janë akoma më shumë.
Tani mungojnë edhe 7 ndeshje, duhet të jemi të kujdesshëm për të siguruar vendin e katër dhe për të mbajtur larg Romën, ndërsa vitin tjetër e them me bindje se edhe ne do të luftojmë për titull”, theksoi Allegri.
Shijon këtë sukses Simone Inzaghi, një fitore e madhe në shifra që i mban në garë për titull: “Ishte një fitore fondamentale pasi po ndjekim favoritët, Milan dhe Napoli. Jemi në një pozicion të mirë në tabelë dhe do të luftojmë deri në fund për të fituar titullin”, u shpreh ndër të tjera Inzaghi duke theksuar se ndihet i qetë në lidhje me të ardhmen e tij pasi ndjen besimin e shoqërisë, lojtarëve dhe tifozëve.