Pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me senatorët amerikanë që vizituan Kosovën, deputeti i Vetëvendosjes,flet për përparimin e Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit, nga qeverisja Kurti.
Nuk ka shkruar gjatë, por ka thënë shumë, me një foto të postuar dhe një mbishkrim të shkurtër, ku edhe ka shperhur synimet e Kosovës për të ardhmen evropiane, si vend i ‘çliruar nga krimi dhe korrupsioni’.
Derisa ka folur për çlirimin e vendit nga krimi e korrupsioni, Abazi, ka shprehur synimin e Kosovës për partneritet të përhershëm me SHBA-të dhe anëtarësimin në NATO e BE.
“Kosova e çliruar nga krimi dhe korrupcioni, në partneritet të përhershëm me SHBA-të dhe anëtare në NATO dhe BE”, ka shkruar Abazi.