Ushtarët rusë kanë filluar të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Kjo është bërë e ditur nga Eduard Basurin, përfaqësues i ashtuquajturës “Ministria e Brendshme e Republikës Popullore e Donetskut”. Vlen të theksohet se fabrika e çelikut është e vetmja që po mbahet nga ushtarët ukrainas.
Ata janë të rrethuar prej javësh nga rusët dhe e vetmja pjesë e qytetit pa u prekur ishte pikërisht fabrika. Kryeministri i Ukrainës, ka thënë se nuk do të dorëzohen, pavarësisht kërcënimeve dhe ultimatumeve ruse.
Fabrika, është e një rëndësie të veçantë për prodhimin e çelikut në Evropë dhe deti që lag qytetin, Azov, përmban një nga portet më të mëdhaja dhe mund të thotë shumë për ecurinë e luftës, shkruajnë mediat.bw.