Këtë deklaratë ai e ka bërë në llogarinë e tij në Twitter ku shkruan se Kosova është ndër vendet e rajonit ku procesi i integrimeve evropiane gëzon mbështetje nga qytetarët dhe gjithë akterët politikë.
“ Kosova është padyshim një nga vendet partnere më të përkushtuara dhe më besnike dhe qytetarët e saj meritojnë liberalizimin e vizave”, tha ai.
Eurodeputeti bullgar ka shpërndarë edhe deklaratën e bërë para Parlamentit Evropian ku u miratua raporti për Kosovën për vitin 2021.
#Kosovo is among the countries in the region where #EU integration process enjoys strong support among citizens and all political actors. Without any doubt Kosovo is one of the most dedicated and loyal partner countries and its citizens deserve visa liberalisation. pic.twitter.com/DXDJc6DGRc
— Ilhan Kyuchyuk (@ilhankyuchyuk) July 7, 2022
Në raportin e Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian përmendet edhe liberalizimi i vizave.