Franca ka konfiskuar një bllok apartamentesh me vlerë rreth 100 milionë euron, në kuadër të sanksioneve të reja të vendosura ndaj Rusisë.
The Times shkruan se shtëpitë dhe vilat alpine në Med, janë në mesin e dhjetë pronave të marra nga oligarkët.
Banesat e Grand Paris, mes vilave mesdhetare janë ndër dhjetë pronat e reja ruse të sekuestruara nga autoritetet franceze.
Ministria e Financave tha se i kishte shtuar listës së saj të konfiskimeve, e cila tashmë arrinte në 24 miliardë euro shtëpi, jahte dhe investime një ndërtesë apartamentesh në lagjen e pasur të 7-të në Bregun e Majtë, duke njoftuar se i përkiste Alexei Kuzmichev, ky një aksioner kryesor i Konglomerati industrial Alfa Group i cili është i afërt me Presidentin Putin.
Ndërtesa, pranë Quai d’Orsay, shtëpia e ministrisë së jashtme, vlerësohet të jetë mbi 100 milionë euro.
Në Neuilly-sur-Seine, në skajin perëndimor të Parisit qendror, hetuesit e ministrisë së Financave gjurmuan pronësinë e një sërë apartamentesh në një ndërtesë madhështore banimi tek Olga Ayziman, e njohur gjithashtu si Olga Fridman, ish-bashkëshortja e Mikhail Fridman, themelues dhe aksioner kryesor i Alfa Group.
Prona, e cila kushtoi 4 milionë euro në 1999, tani vlen shumëfish më shumë.
Ndërsa në Saint Léger, në pyllin Rambuje 35 milje në jugperëndim të Parisit, policia financiare ra në gjurmët e pronësinë e Le Château du Clos-Renard, një pronë mess ë cilës kishte edhe zonë të gjuetisë, te Mikhail Babakov, djali 28-vjeçar i Alexander Babakov, një deputet i fuqishëm i Dumës shtetërore.
Ai gjithashtu thuhet se zotëron një pronë britanike në Richmond Court, Knightsbridge.
Konfiskimet e reja franceze , të identifikuara të gjitha nga një grup pune sanksionesh i përbërë kryesisht nga oficerë doganor dhe inspektorë tatimorë, përfshijnë gjithashtu shtëpi alpine dhe shumë vila Côte d’Azur.
Franca filloi me identifikimin e pronave ruse në fillim të pushtimit të 24 shkurtit, duke marrë së pari kontrollin e Amore Vero , një jaht 88 metra në pronësi të Igor Sechin, 61 vjeç, kreu i gjigantit të naftës Rosneft.
Konfiskimet franceze përbëjnë 60 për qind të të gjitha konfiskimeve në Bashkimin Evropian, të vlerësuara në mbi 35 miliardë euro, sipas Komisionit Evropian.
Roman Abramovich është ndër oligarkët pjesë e listës se etiketimeve franceze; Château de la Croë e tij prej 230 milionë eurosh, në Antibes, u sekuestrua që në fillim.
Franca është këndi i preferuar i lojërave të miliarderëve rusë, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik mbi 30 vjet më parë.
Antibes, në Côte d’Azur, dhe Biarritz, në bregun e Atlantikut, janë pikat e nxehta ruse, po ashtu qendra e Parisit dhe vendpushimet e skive, duke përfshirë Courchevel dhe Meribel, preferohen më shumë.
Nga 24 miliardë euro të aseteve që pretendohej se ishin konfiskuar nga Franca në mes të prillit, Le Maire tha se vetëm 2 miliardë euro përfaqësoheshin nga asete private si vila dhe jahte, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga rezerva të Bankës Qendrore Ruse të ngrira në Francë.balkan.web.