CIES, faqja e specializuar në analizën dhe statistikat e futbollit, ka sjell së fundmi një listë me 100 lojtarët më të shtrenjtë në qarkullim.
Në këtë përllogarite futen karakteristikat personale të lojtarëve, kontratat që kanë e shumë detaje të tjera.
Ajo që bën përshtypje në këtë listë është fakti që në 10 vendet e para nuk gjen asnjë lojtarë që aktivizohet në Serie A, pjesa më e madhe vijnë nga Premier League, kryeson City me tre lojtarë, Haaland, Foden, Ruben Dias. Pavarësisht se janë shumë larg emrit që përfaqësojnë në këtë listë gjejmë disa lojtarët që aktivizohen te Barcelona.
Nuk kishte asnjë dyshim në lidhje me kreun, në vendin e pare qëndron Kylian Mbappe, një lojtar që sipas CIES vlerësohet me 205,6 milionë euro.
Në vendin e dytë renditet Vinicius i Real Madrid, braziliani vlerësohet me 185,3 milionë euro. Podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë e mbyll Erling Haaland me 152,6 milionë euro.