Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Gjermanisë, gjenerali Ebehard Zorn, deklaroi se ushtria ka shumë pak municion në stoqe dhe atyre u nevojiten 20 miliardë euro për të rimbushur depot e municioneve, transmeton KosovaPost.
Kurse në një intervistë për gazetën Bild, komandanti i Forcave Tokësore Gjermane, gjenerallejtënant Alfons Mais tha, “Forcat Tokësore janë duke qëndruar “lakuriq”. Duke i kujtuar deklaratën e tij, ai bëri deklarata për gjendjen e ushtrisë gjermane.
“Na duhen 20 miliardë euro”
Gjenerali Mais përmblodhi shkurtimisht mangësitë e grumbulluara në disa vite, ai tha: “Një shembull është ky: ne kemi shumë pak municion, janë bërë kursime solide në këtë drejtim. Tani na duhen rreth 20 miliardë euro vetëm për të mbushur me municione depot tona.
Duke kujtuar se një paketë prej 100 miliardë euro është planifikuar t’i jepet ushtrisë gjermane, Zorn tha: “Po, por kjo shumë nuk ka ardhur rastësisht. Pas zgjedhjeve kemi llogaritur nevojën për investime dhe modernizimin e ushtrisë gjermane.
Për të përmbushur kërkesat e rëndësishme të NATO-s Rezultati ishte 100 miliardë euro”./KosovaPost/.