Sadio Mane te Bayern Munchen. Mund të duket thjeshtë si një ëndërr, por kampionët e Gjermanisë po mendojnë të bëjnë goditjen e madhe në sulm.
Sipas Sky Sport Deutschland, ka patur një takim mes agjentit të sulmuesit dhe Hasan Salihamidzic, drejtor sportiv i bavarezëve.
30 vjeçari nuk ka nisur akoma kontaktet zyrtare, por një gjë e tillë mund të ndodhë në muajt në vijim. Mane ka një jetë te Liverpool, e thënë ndryshe, ka të veshur fanellën e të kuqve prej vitit 2015.