Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi shtetet perëndimore për hakmarrje të shpejtë dhe të rrufeshme nëse do të ndërhyjnë në Ukraine, ndërsa Britania e Madhe bëri thirrje për intensifikim të përpjekjeve për ta dobësuar Moskën deri në atë pikë sa Putin të mos jetë më kërcënim për sigurinë europiane.
Presidenti rus u tha ligjvënësve në Shën Petersburg se Perëndimi dëshiron të presë në copa Rusinë dhe e akuzoi se po shtynte Ukrainën drejt konfliktit me Moksën. “Kemi mjete që askush nuk i ka dhe do ti përdorim nëse do të jetë nevoja”, kërcënoi Putin, në një referencë për raketat balisitike dhe armët bërthamore.
“Nëse dikush ka ndërmend të ndërhyjë nga jashtë dhe të krijojë kërcënime strategjike për Rusinë, të cilat janë të papranueshme për ne, duhet ta dijë se përgjigja jonë do të jetë e shpejtë si rrufe. Kemi të gjitha mjetet për këtë, mjete që nuk i ka askush dhe do t’i përdorim nëse do të jetë nevoja”, deklaroi Putin.
OKB: Lufta nuk përfundon me takime, por do të vazhdojë derisa Rusia të vendosë t’i japë fund
Shefi i Kremlinit përsëriti se objektivët e operacionit në Ukrainë do të përmbusheshin pa kushte. Qëllimi sipas tij, është të garantohet siguria e banorëve të republikave popullore të Luhansk dhe Donetsk, e Krimesë dhe e të gjithë Rusisë. Deklaratat erdhën teksa sekretarja për punët e jashtme Liz Truss kërkoi dyfishim të mbështetjeve për Ukrainën, përfshirë më shumë furnizime me armë, dhe angazhim të aleatëve për të larguar forcat ruse nga i gjithë territori Ukrainas, duke nënkuptuar edhe Krimenë e aneksuar në 2014-tën.
“Duhet të veprojmë më shumë e më shpejtë për të larguar trupat ruse nga e gjithë Ukraina. Disa pretendojnë se nuk duhet të sigurojmë armë të rënda me frikën se mund të provokojmë diçka më të keqe. Por në pikëpamjen time, mosveprimi do të ishte provokimi më i madh. Është kohë për guxim jo përkujdes”, deklaroi ministrja e Jashtme Britanike.
Nga kokat bërthamore te “babai i të gjitha bombave”, armët brutale të ushtrisë ruse
Ministrja e jashtme britanike paralajmëroi se perëndimi do të mbështeste Moldavinë në të njëjtën mënyrë siç po bën me Ukrainën, nëse Rusia do të sulmojë edhe këtë shtet. Ajo tha se Londra po gërmonte thellë në inventarët ushtarake, përfshirë artileri të rëndë, tanke dhe avionë për të mbrojtur Ukrainën dhe vende të tjera të kërcënuara nga Rusia.