Kriza në Ukrainë, prej më shumë se një muaji tashmë, ka sjellë pasoja të mëdha në Europë dhe vende të tjera duke rritur dhe çmimet e miellit, pasi ky vend konsiderohet gjerësisht si “hambari botëror i grurit”.
Por një lajm i mirë vjen nga autoritetet ukrainase. Ministri i Bujqësisë, Mykola Solskyi deklaroi se pavarësisht luftës, të korrat për këtë vit pritet të jenë shumë të bollshme.
Ai shtoi se shpreson që Ukraina të nisë sa më shpejt eksportin e këtij produkti, i cili nëse vijon lufta mund të shënojë shifra rekord të rritura për të gjitha vendet.
Ministri Solskyi, gjithashtu tregoi se aktualisht situata është problematike me naftën, e cila është shumë e rëndësishme për mbledhjen e grurit.a2cnn.