Organizata për të drejtat e njeriut raporton se Rusia ka nisur të rekrutojë fëmijë në ushtrinë e saj për të shtuar radhët e dëmtuara nga lufta që zgjat prej më shumë se 54 ditësh në Ukrainë.
Në një përpjekje për të zëvendësuar rreth 30 000 ushtarë të vrarë, plagosur ose të kapur deri më tani në luftë, Moska thuhet se po rekruton 16-vjeçarë.
Të ashtuquajturat “klube patriotike” u ngritën në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës lindore pas pushtimit të saj në 2014, si pjesë e një fushate për të promovuar kulturën e vendit në Luhansk dhe Donetsk.
Stërvitja e të rinjve përfshin taktika të mbrojtjes së ngushtë, përdorimin e armatimit, taktika ushtarake dhe ndihmën e parë. Dje, zyrtarët ukrainas i bënë thirrje Kombeve të Bashkuara të hetojnë përdorimin e dyshuar të Rusisë të ushtarëve fëmijë.A2CNN.