• Rreth nesh
  • Impresum
  • Kontakti
Kosova Channel
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Trending Tags

    • Pandemic
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ballina Botë

Importet nga rajonet në konflikte vështirë të zëvendësohen

në Botë, Ekonomi, Lajme
Reading Time: 4 mins read
Importet nga rajonet në konflikte vështirë të zëvendësohen
0
SHPËRNDARJE
4
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Sondazhi: Sipërmarrjet gjermane e kanë të vështirë të zëvendësojnë importet nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia. Megjithatë, pak sipërmarrje ndihen të rrezikuara për ekzistencën e tyre.

Vetëm një pakicë e ndërmarrjeve gjermane që kanë pas punuar më parë me furnizues nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia kanë arritur të kalojnë në afat të shkurtër tek furnizues të tjerë. Vetëm 13,8 përqind e ndërmarrjeve industriale gjermane janë në gjendje ta ndërrojnë plotësisht në afat të shkurtër burimin e furnizimit, që ndodhet në vendet e prekura. Kjo bëhet e ditur nga një sondazh i publikuar ditën e martë (03.05) nga Instituti Ifo, në Mynih. Për 43,4 përqind të ndërmarrjeve kjo gjë ka qenë pjesërisht e mundur. 16,3 përqind janë përgjegjur se përdorimi i burimeve të tjera të furnizimit nuk është ekonomik. Dhe 13,8 përqind kanë deklaruar se kjo nuk është fare e mundur.

“Ndërrimi i burimeve të furnizimit i shkakton shumë shqetësime ndërmarrjeve,” thotë analisti i Ifo-s, Klaus Wohlrabe lidhur me rezultatin e sondazhit. “Shpesh, zinxhirët e furnizimit dhe proceset e prodhimit, që janë provuar me vite të tëra nuk mund të riorganizohen në një afat të shkurtër.”

Në tregtinë me shumicë vetëm 7,4 përqind deklarojnë, se është krejtësisht e mundur të gjenden burime të reja importi, sipas Ifo-s. 42,0 përqind mendojnë se kjo është pjesërisht e mundur. Për 16,0 përqind ndërrimi i burimeve të furnizimit nuk është ekonomik dhe 17,3 përqind thonë se nuk është e mundur.

Shumë ndërmarrje preken indirekt, sepse furnizuesit e tyre marrin importe nga Rusia. „Përveç kësaj shpesh ekziston pasiguri, nëse një ndërmarrje është prekur mbase nga sanksionet, dhe sa është shumë është prekur,” thotë Wohlrabe.

Zinxhirët e furnizimit vazhdojnë të stresohen

Megjithëse kriza e Coronës është duke marrë fund në Europë, ekonomia e ndërmarrjeve gjermane të nivelit të mesëm vazhdon të vuajë nga problemet e zinxhirëve të furnizimit. Vërtet, që pjesa e firmave të prekura nga mungesa e materialeve është ulur nga 48 përqind në muajin shtator në 42 përqind në muajin mars, siç bëri të ditur ditën e hënë (02.05) Banka shtetërore për rindërtim, KfW.

Por kjo ka të bëjë shumë me sektorin e shërbimeve, i cili varet më pak nga furnizimet se sa sektorët e tjerë të ekonomisë. Në ndërmarrjet përpunuese dhe të ndërtimit, pjesa e ndërmarrjeve të prekura nga mungesat vazhdon të jetë 78 përqind. Në tregtinë me shumicë dhe pakicë, kjo pjesë është rritur madje me pesë përqind që nga vjeshta, duke arritur në 68 përqind.

Frikë nga ndonjë embargo gazi

Sipas krye-ekonomistes së Bankës së rindërtimit, KfW, Fritzi Köhler-Geib këtu duket se luan një rol fakti që në tregtinë globale të mallrave ka probleme logjistike në porte dhe tek ndërmarrjet e transportit për shkak të izolimit të Kinës gjatë strategjisë “zero Covid”,

Pikërisht në një kohë që kërkesat rriten: „Kjo bën që zinxhirrët e furnizimit të stresohen,” thotë ekonomistja.

Gërshetimet direkte ekonomike të ndërmarrjeve të mesme gjermane me Rusinë dhe Ukrainën janë relativisht të vogla: „Por, duhet pasur parasysh se aktualisht ndonjë embargo gazi apo ndalimi i furnizimit me gaz qendron si shpata e Demokleut ndaj të gjitha zhvillimeve”.

Atmosfera e ekonomisë së mesme dhe e ndërmarrjeve të mëdha vuan prej pasigurisë së madhe, se si do të ndikojnë mbi ekonominë lufta e Ukrainës dhe sanksionet perëndimore.

Ministri i Ekonomisë Habeck e sheh ekonominë në fazë “Staccato”

Rusia filloi më 24 shkurt sulmin ndaj Ukrainës. Shtetet perëndimore dhe vendet e tyre partnere reaguan me sanksione, edhe kundër Bjellorusisë si aleate e Rusisë. Aktualisht nga shtetet e BE-së diskutohet ashpërsimi i sanksioneve.

Ministri federal i Ekonomisë, Robert Habeck i sheh ndërmarrjet gjermane, të rënduara nga çmimet e larta të energjisë në kuadër të luftës, në një lloj faze “staccato”. Mungojnë forcat e specializuara, zinxhirët e furnizimit nuk funksionojnë më si duhet.

“Kjo do të thotë se nuk ecën çdo gjë si në vaj, por herë pas here vijnë lëndë të para, dhe prodhohet, pastaj furnizimi ndalon,” tha politikani i Partisë ekologjiste në fillim të javës.

Pak shqetësime ekzistenciale tek firmat

Megjithë perspektivën e paqartë ekonomike është larguar frika e ekzistencës nga shumë firma gjermane. Pas heqjes së kufizimeve të Coronës, shumë më pak firma janë të shqetësuara për vazhdimin e ekzistencën në krahasim me fillimin e vitit, bëri të ditur ditën e hënë instututi Ifo, i Mynihut.

Që prej fillimit të vitit, sipas Ifo-s, numri i firmave që tremben për mbijetesën ka rënë. Kështu aktualisht 7,1 përqind e firmave e shohin ekzistencën e tyre të rrezikuar, ndërkohë që në janar kjo shifër ka qenë 13, 7 përqind, pra gati dyfishi më shumë. Megjithatë, vazhdojnë ende të ekzistonë ndryshime të mëdha me kohën para Coronës, kjo në varësi të sektorit. Në gastronomi dhe hoteleri dhe në sektorin e organizimit të aktiviteteve, gati 25 përqind e firmave kanë frikëra ekzistenciale, thekson instituti Ifo. Për të nxjerrë parashikimet e tyre për koniunkturën, analistët e Mynihut që merren me studimin e koniunkturës, pyesin rregullisht një numër katëshifror firmash gjermane.DW.

Etiketa: IMPORTET GJERMANIArusia
ShpërndajTweetPin
Lajmi paraprak

Presidentja Osmani merr mbështetjen e Panamasë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Lajmi tjeter

Kryeministri Kurti ka udhëtuar në SHBA

Kosova Channel

Të ngjajshmeLajme

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
Botë

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

7 Korrik, 2022
Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
Botë

Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

7 Korrik, 2022
Lajçak vjen sot në Kosovë, Stano tregon arsyen
Lajme

Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

7 Korrik, 2022
Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së
Botë

Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

7 Korrik, 2022
‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati
Botë

‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

7 Korrik, 2022

Premium Content

Watch As Flares Are Set Off In The Crowd To Mark Liam Gallagher’s Arrival In Glasgow

26 Korrik, 2021
Pandora Papers: Sa para janë të fshehura në oazet fiskale dhe ku – si ndodhi rrjedhja e informacionit dhe verifikimi i tij?

Pandora Papers: Liderët botërorë mohojnë keqbërjen pas rrjedhjes së dokumenteve

5 Tetor, 2021
Çfarë sanksionesh mund të vënë Shtetet e Bashkuara ndaj Putinit?

Çfarë sanksionesh mund të vënë Shtetet e Bashkuara ndaj Putinit?

26 Janar, 2022

Browse by Category

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Browse by Tags

Albin Kurti BE Biden blinken Borrell borë Covid-19 dialogu diell Edi Rama energjia Escobar evropa Gjermania IHK Joe biden kina Kosova Kosovë Lavrov lufta MACRON Mali i Zi moti NATO Olaf Scholz pandemia Policia Premium Putin Putini Rusi rusia sanksione Serbia SHBA shi Shqipëri SHQIPëRIA Stay Home Ukraina United Stated Vjosa Osmani Vladimir Putin Zelensky
Kosova Channel

Kosova Channel është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2020, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Harta e faqes

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Të fundit

  • SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
  • Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
  • Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara