Kancelari austriak Karl Nehammer, ka zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir Putin.
Pas këtij takimi, Nehammer u shpreh se Putin e kishte siguruar se furnizimi i Austrisë me gaz nga Rusia është i sigurt dhe se vendi do të mund të vazhdojë të paguajë për të në euro.
Takimi mes tyre u zhvilluar gjatë kësaj jave, por nuk janë bërë të ditura detaje rreth bisedimeve mes dy liderëve.
Vendi merr 80 % të gazit natyror nga Rusia dhe kundërshton një embargo të menjëhershme të gazit të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke argumentuar se kjo për momentin nuk është e mundur.B.web.