Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të nis vizitën e tij të parë në Ballkan. Shteti i parë që do ta vizitojë është Kosova.
Scholz, pritet të ketë një vizitë zyrtare të premten e 10 qershorit në Kosovë dhe Serbi, në kuadër të turit të tij dy-ditorë në Ballkan.
Ai do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti, në orën 10 e 45.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Sipas zëdhënësit të kancelarit gjerman, Wolfang Buchner, Scholz në Kosovë, përveç takimeve me krerët institucional, do të vizitojë edhe trupat gjermane në kuadër të KFOR-it.
Fokusi i udhëtimit sipas zëdhënësit do të jetë perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.