Kievi ka liruar katër ushtarë rusë në këmbim të pesë ukrainasve.
Kjo është konfirmuar nga Komanda Operative Jugore e Ukrainës, raporton “Kyiv Independent”.
Ky është shkëmbimi i pestë i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ndërkohë shpërthime të reja u dëgjuan në orët e para të ditës së sotme në Kiev dhe në rajonin e kryeqytetit ukrainas.
Më shumë se 6,500 krime lufte të dyshuara të kryera nga trupat ruse në Ukrainë janë nën hetim, ka thënë zyra e prokurorit të Ukrainës.
Gjithsej 6,673 raste janë raportuar dhe 198 fëmijë janë konfirmuar se janë vrarë, shtoi zyra e prokurorit./A2CNN