“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainë”, kështu është shprehur ambasadori i Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong.
Gjithashtu ai është shprehur se Kina vlerëson unitetin dhe rezistencën e Ukrainës.
Më tej shtoi se Kina jo vetëm që nuk do ta sulmojë, por do ta mbështesë atë ekonomikisht dhe politikisht. Këto deklarata ambasadori i Kinës i ka bërë gjatë një takimi me administratën ushtarake rajonale të Lviv.
“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën, ne do ta ndihmojmë atë në drejtimin ekonomik. Në këtë situatë në do të veprojmë me përgjegjësi. E kemi parë se sa i madh është uniteti i popullit ukrainas dhe kjo tregon fuqinë e tij”, ka thënë më tej ai.BalkanWeb.