Bashkë me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kryekuvendari Konjufca, fillimisht u ndal në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Athinë.
Në ambienetet e reja të kësaj zyreje, ata u pritën nga Fitim Gllareva, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës.
Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj Konjufca tha se janë në pritje që të marrin njohjen e Kosovës nga ky shtet, në mënyrë që kjo zyrë të shndërrohet si Ambasadë.
RTKlive ka siguruar agjendën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas kësaj agjende, fillimisht Konjufca do të marrë pjesë në një mbledhje të Komisionit të Përgjithshëm për Ekonomi, infrastrukturë dhe Energji.
Më pas ai do të ketë mbledhje edhe me Komisionin e Përgjithshëm Zhvillim Social si dhe me Komisionin e përgjithshëm dhe Drejtësi e Çështje të Brendshme dhe Bashkëpunim në fushën e Sigurisë.
Ai do të ketë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë të shtetit grek.
Ndryshe Greqia është njëra nga pesë shtetet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën.