Koreja e Jugut do të dërgojë furnizime ushtarake jo-vdekjeprurëse në Ukrainë, tha në një konferencë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Boo Seung-chan.
Furnizimet do të jenë me vlerë rreth 800,000 dollarë dhe përfshijnë helmeta antiplumb, tenda, batanije, mbulesa, komplete ushqimore ushtarake që nuk prishen, kuti të ndihmës së parë dhe ilaçe, konfirmoi një zyrtar i ministrisë.
Logjistika e dorëzimit nuk është finalizuar ende, shtoi Boo.
Në shkurt, Shtëpia Blu presidenciale përjashtoi dislokimet ushtarake të Koresë së Jugut ose mbështetjen vdekjeprurëse për Ukrainën, një qëndrim i përsëritur nga Ministria e Mbrojtjes javën e kaluar.