Koreja e Veriut është teknikisht gati për shpërthimin e një bombe bërthamore, të shtatën e historisë së saj.
Lajmin e beri të ditur ministri i Jashtëm i Seulit Park Jin, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij amerikan, Anthony Blinken.
Sipas tij, tashmë pritet vetëm një sinjal nga lideri Kim Jong Un, për shpërthimin në laboratorin brenda malit Mantap, ku janë zhvilluar të shtatë shpërthimet nga viti 2006 deri ne 2017.
Hwasong-17, raketa më e madhe në botë, që teorikisht mund të godasë edhe në territorin amerikan
Në shpërthimin e fundit, sasia shpërthyese ishte aq e madhe, rreth 20 herë ajo e Hiroshimës, saqë mendohet se gjysma e malit kishte kolapsuar.
Por me sa duket tunelet nëntokësore që futen me dhjetëra kilometra në thellësi të tokës janë riparuar mjaftueshëm për një test të ri, duke gjeneruar shqetësim dhe protesta në gjithë vendet e rajonit.
SHBA dhe Koreja e Jugut i përgjigjen 8 raketave të hedhura nga Peniani me… 8 raketa të tjera
Testi bërthamor do të përfaqësonte majën e përshkallëzimit të aktivitetit ushtarak koreano-verior, që ka filluar nga pezullimi i bisedimeve me Uashingtonin, pas ikjes së presidentit Donald Trump.
Në mars, Peniani testoi raketën Hwasong-17, raketën më të madhe në botë, që teorikisht mund të godasë edhe në territorin amerikan. Preokupimi më i madh është që testi i mundshëm bërthamor t’i japë Koresë së Veriut teknologjinë për të krijuar bomba të dimensioneve të vogla, mjaftueshëm për t’i futur në raketa të tilla, duke u shndërruar në një kërcënim të përhershëm për paqen në atë rajon.
Koreja e Veriut teston raketen e rrezikshme publikon foto nga hapesira 1280×720
Koreja e Veriut teston raketën e rrezikshme, publikon foto nga hapësira
Blinken dhe Park Jin deklaruan se një testim bërthamor do të sillet një përgjigje të fortë të komunitetit ndërkombëtar. A2CNN.