Krasniqi: Pavarësia e SHBA-së shënon triumfin e demokracisë

0
SHPËRNDARJE
12
SHIKIME

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Kransiqi, ka uruar SHBA-në, në përvjetorin e pavarësisë, 4 korrikun, ndërsa ka shkruar se Kosova i është mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se ‘Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776 shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike’.

“Këtë e dijmë më së miri ne si Kosovë, ku, 23 vite, respektivisht 14 vite më parë, në misionin tonë të çlirimit dhe pavarësisë, krahun më të fuqishëm kishim SHBA-të. Prandaj, duke qenë përjetësisht mirënjohës, sot, në festën e pavarësisë, ju urojmë këtë ditë të madhe kombëtare stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka përfunduar Krasniqi në postimin e tij.

Të ngjajshmeLajme

Premium Content