Kryebashkiaku i Moskës , Sergey Sobyanin ka thënë se rreth 200 mijë njerëz janë në rrezik të humbasin punën e tyre në kryeqytetin rus pasi kompanitë e huaja largohen nga vendi.
Ai u shpreh se autoritetet aty do të vazhdojnë të zbatojnë planet për të mbështetur punëtorët në rrezik për të qenë të papunë, raporton BBC.
“Ne vazhdojmë të zbatojmë planin për përmirësimin e qëndrueshmërisë së ekonomisë së kryeqytetit. Siç ishte planifikuar, javën e kaluar ne miratuam programin për të mbështetur punonjësit në rrezik të largimit nga puna. Duke marrë parasysh subvencionet nga buxheti federal, 3.36 miliardë rubla do të ndahen për zbatimin e tij. Para së gjithash, programi u drejtohet punonjësve të kompanive të huaja që kanë pezulluar përkohësisht aktivitetet e tyre ose kanë vendosur të largohen nga Rusia. Sipas vlerësimeve tona, rreth 200 mijë njerëz janë në rrezik të humbasin punën e tyre”, u shprëh ai.
Tutje, ai u shpreh se plani i ndihmës për punësim përfshin trajnimin e personelit, punësimin e përkohshëm si dhe shtytje për organizatat dhe firmat që punësojnë këta punëtorë.klantv.