Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Kryeministri Kurti, me rastin e Fitër Bajramit , siç është traditë ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, dhe nga aty shprehu kënaqësi që u rikthye pas dy vjetësh pasi pandeia e COVID-19, e cila ia pamundësoi të vizitonte vendin ku u dha kontributi për kombin e shtetin.
Derisa foli për pamundësinë e vizitës në BIK, Kurti edhe uroi me dashuri e lutjet më të mira për muslimanët dhe gjithë njerëzimin, në ditën e Festës së Fitër Bajramit.
Tutje , kryeministri Kurti ka falënderuar Myftiun Tërnava dhe BIK-un, për kontributin e dhënë për kombin e popullin.
“Falënderoj BIK-un dhe myftiun Tërnava për kontributin dhe rolin e jashtëzakonshëm që kanë pasur për shoqërinë e për popullin, shtetin e kombin. E falënderoi Tërnavën që nëpërmjet BIK-ut po ndihmon shumë që të shpërndahen pakot për qytetarët e vendit tonë”, tha kryeministri Kurti.