Moska do të fokusohet në zhvillimin e lidhjeve me Kinën dhe do të ndalojë së qeni i varur nga furnizimet nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
Lavrov tha se qëllimi i Kremlinit ishte të zhvillonte më tej lidhjet me Kinën tani që Perëndimi kishte marrë sipas tij një “pozicion diktatori” në mes të luftës në Ukrainë, shkruan Skynews.
“Nëse ata (Perëndimi) duan të ofrojnë diçka në drejtim të rifillimit të marrëdhënieve, atëherë ne do të shqyrtojmë seriozisht nëse do të na duhet apo jo,” tha zoti Lavrov në një fjalim, sipas një transkripti në faqen e internetit të ministrisë së jashtme.
Ministri i Jashtëm vazhdoi duke thënë se Kina kishte teknologji informacioni dhe komunikimi “që nuk janë në asnjë mënyrë inferiore ndaj Perëndimit”, transmeton Klankosova.tv.“Ne duhet të pushojmë së qeni në asnjë mënyrë të varur nga furnizimet e absolutisht çdo gjëje nga Perëndimi për të garantuar zhvillimin e sektorëve kritikë të rëndësishëm për sigurinë, ekonominë ose sferën sociale të atdheut tonë,” shtoi ai.