Ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se vendi i tij nuk e pushtoi Ukrainën.
“Ne shpallëm një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se afrimi i Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal”, tha Sergei Lavrov për BBC.
Kur u pyet për marrëdhëniet e Rusisë me Mbretërinë e Bashkuar, Lavrov tha se nuk kishte më vend për manovrim.
“Për shkak se Johnson dhe Truss pretendojnë publikisht se duhet ta mposhtin Rusinë, epo të vazhdojnë ta bëjnë”, tha ai.