Liverpool është me një këmbë në gjysmëfinale, pas fitores 3-1 të regjistruar sot në transfertë kundër Benfica. Hap përpara ka bërë edhe Manchester City, që arriti ta çante Atletico Madrid dhe të shënonte një gol.
“Qytetarët”, që kryesojnë në Premier League, shënuan golin e vetëm pas 70 minutash lojë dhe u desh një pasim perfekt për Foden, i cili gjeti në zonë De Bruyne. Mesfushori belg nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë.
City e tentoi shumë edhe golin e dytë dhe iu afrua, por nuk oa doli dot. Në Portugali Liverpool ishte konkret që në pjesën e parë. Fillimisht Konate shënoi me kokë pas një goditjeje këndi, kurse më pas Mane realizoi të dytën me një gjuajtje brenda zone.
Konate gjithsesi gaboi në pjesën e dytë, kur Darëin Nunez nuk fali dhe e ndëshkoi skuadrën e Liverpool. Gjithsesi ekipi i Klopp nuk u mjaftoi me epërsinë e një goli dhe me Luis Diaz, i cili shmangu edhe portierin kundërshtar, shënoi dhe tani anglezët janë të qetë para çerekfinales së kthimit. / abcnews.al