Japonia ka vendosur sanksione shtesë kundër Rusisë, duke ngrirë asetet e 398 qytetarëve rusë, përfshirë edhe dy vajzat e Presidentit Vladimir Putin.
Masat e reja targetojnë gjithashtu anëtarët e familjes së ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, përkatësisht gruan e tij Mariya Lavrova dhe vajzën Yekaterina Vinokurova, sipas njoftimit.
Vlen të përmendet se Japonia ka zgjeruar vazhdimisht sanksionet e saj kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë ndalimin e importeve ruse si qymyri dhe vodka, reduktimin e investimeve të reja në Rusi dhe ngrirjen e aktiveve të mbajtura nga bankat kryesore.
Vende të tjera, përfshirë SHBA -në dhe Britaninë e Madhe , kanë vendosur gjithashtu sanksione kundër familjeve të Putinit dhe Lavrov.