Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq është shprehur se liria dhe parimet demokratike nuk kanë çmim.
Sa i përket sanksioneve ekonomike, ai ka theksuar se nuk po shohin vetëm anën ekonomike por edhe atë njerëzore.
Më tej Abazoviq u shpreh se qeveria po përpiqet në çdo mënyrë që të ndihmojë Ukrainën, në luftën me Rusinë dhe se zgjidhja është në një dialog mes dy palëve.
“Ne mbështesim aleatët e NATO-s dhe BE-së dhe jemi fuqishëm kundër agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha kryeministri malazez.