Zyrtari rus, e ka kërkuar këtë gjë gjatë një bisede me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kulebo.
“Luftërat përfundojnë përfundimisht. Çelësi është se si të reflektohet mbi dhimbjen, të ruhet siguria e qëndrueshme në Evropë dhe të vendoset një mekanizëm i balancuar, efektiv dhe i qëndrueshëm evropian i sigurisë,” tha Wang, sipas ministrisë.
“Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim në një pozicion objektiv.”
Kuleba shkroi në Twitter se ai ishte “mirënjohës” ndaj Wang Yi për “solidaritetin me viktimat civile”.
Thirrja u bë me kërkesë të Ukrainës, raportoi Reuters.
Një aleate e ngushtë e Moskës, Kina ka refuzuar të dënojë veprimet e Rusisë në Ukrainë ose ta cilësojë atë një “pushtim”.
Por Pekini në të njëjtën kohë ka shprehur “mbështetje të palëkundur” për sovranitetin e Ukrainës. Ajo gjithashtu ka bërë thirrje për paqe dhe ka thënë se është e gatshme të ndihmojë në përfundimin e luftës përmes diplomacisë.BalkanWeb