Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës do të vijojnë edhe ditën e sotme, pasi raundi i katërt i negociatave të hënën përfundoi pa ndonjë rezultat.
Delegacionet mes të dyja vendeve diskutuan për disa orë të hënën përmes videokonferencës, para se të njoftohej një pauzë teknike, siç e cilësoi këshilltari i Presidentit Zelensky.
Ai tha se negociatat do të vazhdonin të martën për t’i dhënë kohë palëve të sqarojnë më mirë qëndrimet përkatëse.
Ndërsa vetë kreu i shtetit, Volodymyr Zelensky, pranoi se bisedimet me palën ruse për të gjetur një zgjidhje diplomatike nuk janë të lehta. Megjithatë, ai tha se së shpejti do të njoftojë rezultate konkrete.a2cnn.