Mbërrin sot në atdhe trupi i pajetë i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në një spital në Berlin.
Mësohet se në nder të tij do të zhvillohen homazhe përgjatë dy ditëve, 1 dhe 2 qershor në ambientet e Presidencës. Të enjten ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.
Programi i ceremonisë së homazheve në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani
Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)
Mbërritja e arkemortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.
Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.
Dt. 2 qershor 2022 (e enjte)
Ora 10:00-12.00 Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.
Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.
Dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani