Ruja Ignatova, e njohur edhe si “Mbretëresha e zhdukur e kriptomonedhave”, është vendosur në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI-së.
Bullgarja kërkohet për rolin e saj në drejtimin e një skeme mashtrimi me kriptomonedha të njohur si OneCoin.
Hetuesit federalë akuzojnë të arratisurën së e përdori skemën për të mashtruar viktimat të cilëve dyshohet se iu mori 4 miliardë dollarë.
Ajo është zhdukur prej vitit 2017, kur zyrtarët amerikanë nënshkruan një urdhër arresti për të.
Ignatova kërkohet për rolin e saj në drejtimin e OneCoin, një kriptomonedhë e vetëshpallur që duke filluar rreth vitit 2014 u ofronte blerësve komision nëse ata ia shisnin monedhën më shumë njerëzve.
Por agjentët e FBI-së thonë se OneCoin ishte i pavlerë dhe nuk u mbrojt kurrë nga teknologjia blockchain e përdorur nga kriptovalutat e tjera. Sipas pretendimeve të bëra nga prokurorët federalë, në thelb ishte një skemë Ponzi e maskuar si një kriptomonedhë./A2CNN