Ministrat e Financave të vendeve europiane kanë miratuar paketën e katërt të sanksioneve ndaj 600 shtetasve rusë, paketë të cilën ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, e ka quajtur “vendim historik”.
“Është paketa më e menjëhershme dhe e ashpër që BE-ja ka ndërmarrë ndonjëherë”, thanë ministrat.
Emrat e shtetasve rusë që preken nga këto sanksione nuk janë bërë publik, por Këshilli i Europës saktësoi se do të përfshijnë “oligarkë të rëndësishëm, lobistë dhe propagandistë, kompani aviacioni dhe sektorë të ndërtimit të anijeve dhe makinerive”.
Kur u pyet nëse do të ketë sanksione të tjera, ministri francez i Financave deklaroi: “Ju konfirmoj atë që presidenti Emmanuel Macron tha javën e kaluar: të gjithë mundësitë do të merren parasysh”.