Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar Shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.
Në këtë takim Mehaj e njoftoi Viehe me zhvillimet aktuale në ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në si dhe planet për të ardhmen, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Mehaj e njoftoi edhe me bashkëpunimin e ngushtë me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) si dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e deritashme për të gjitha proceset zhvillimore në Ministri dhe FSK.
Mes tjerash, Mehaj me Viehe diskutuan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Ministri Mehaj, përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, potencoi rolin shumë të rëndësishëm të NATO-s me operacionin KFOR në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.